Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin; zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 40 ditësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pak minuta pas një takimi me liderët e partive parlamentare.

Ky vendim erdhi pasi mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dështoi të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë, duke përmbyllur kështu afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 26 tetorit.

Sipas Kushtetutës, presidentja është e detyruar të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh. Gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e partive janë shprehur si data të preferuara 21 dhe 28 dhjetor.

Me nënshkrimin e vendimit, vendi hyn zyrtarisht në proces zgjedhor, ndërsa institucionet aktuale do të vazhdojnë punën në kapacitet të kufizuar deri në formimin e qeverisë së re.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *