VLEN: BDI e shkëputur nga realiteti pas raportit të KE-së

Koalicioni VLEN reagoi sot ndaj deklaratës së nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademit, i cili tha se raporti i Komisionit Evropian po dëshmon se shteti po dështon në sferat kyçe ku BE kërkon reforma. VLEN thotë se deklarata e Ademit tregon shkëputjen e BDI-së nga realiteti.

Reagimi i plotë:

Është e pabesueshme të dëgjosh një parti, gjysma e kryesisë së së cilës ndodhet në listat e zeza për korrupsion, të flasë për standarde evropiane kur pikërisht BDI është arsyeja kryesore pse për vite të tëra vendi nuk ka përparuar asnjë hap në detyrimet themelore të Klasterit I.

BDI, që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art, sot shtiret si moraliste dhe pretendon se po mbron sundimin e ligjit.

Por qytetarët i dinë faktet:
– Gjyqësori u shndërrua në filial të BDI-së,
– Vendimet nuk merreshin në gjykata, por në korridoret partiake,
– Ndryshimet e Kodit Penal u bënë për amnisti të të korruptuarve.

Dhe sot flasin për sundim të ligjit?

Pikërisht sundimi i ligjit është fusha ku BDI ka lënë gjurmët më të thella, dhe këtë nuk e thotë politika, por vetë Bashkimi Evropian.

Raporti i Priebës e cilësoi qeverisjen Gruevski–Ahmeti si shembull klasik të kapjes së shtetit: me raste të montuara politike, padrejtësi sistemike dhe si pasojë mijëra shqiptarë të dëbuar nga vendi.

VLEN është për financimin dhe mëvetësimin real të gjyqësorit, por edhe për mekanizma të fortë llogaridhënieje që drejtësia t’u shërbejë qytetarëve dhe askujt tjetër.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *