Influencerja Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj pas publikimit të një videoje të re në TikTok, shoqëruar me një përshkrim që ka ngritur pikëpyetje.
Në përshkrim ajo shkroi: “Nuk kam faj suksesi im që ju djeg, problemi jeni ju, jo unë.” Videoja dhe mesazhi kanë marrë shumë reagime nga ndjekësit, por nuk dihet për kë konkretisht ishte adresuar ky koment.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, me shumë prej tyre që kanë tentuar të identifikojnë se kush mund të jetë ‘shënjestra’. Xheneta njihet për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale dhe shpesh herë ka bërë deklarata që kanë nxitur diskutime.
Këtë herë ajo nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme, duke lënë hapësirë për interpretime.
/Telegrafi/