Xheneta Fetahu reagoi ashpër në rrjete sociale pas komenteve që po qarkullojnë ndaj Elijona Binakajt, një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo kritikoi ata që merren me jetën private të Elijonës dhe i numërojnë lidhjet e saj të kaluara.
Në një postim të drejtpërdrejtë, Fetahu theksoi se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të dikujt dhe se çdo person është i lirë të zgjedhë me kë dëshiron të jetë. “Po shoh disa duke i numëruar lidhjet e Elijonës sikur ju takon me ditë jetën e saj. Edhe çka nëse ka pasur lidhje? Çka ju ha juve?”, tha ajo.
Fetahu shtoi se ata që gjykojnë shpesh nuk kanë të rregulluara as vetë punët e tyre dhe se, sipas saj, nëse secili do të fokusohej tek vetja dhe marrëdhëniet e veta, do të kishte më pak negativitet në rrjetet sociale.
Ish-banorja gjithashtu u shpreh se shumë prej atyre që komentojnë janë vetë të përfshirë në situata të ndryshme romantike dhe se askush nuk është aq “i moralshëm” sa pretendojnë.
Telegrafi