Xhuli Nura komenton hyrjet e reja në Big Brother VIP Kosova

Xhuli Nura ka reaguar në rrjete sociale lidhur me hyrjet e reja në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, duke ndarë mendimet e saj për disa nga banorët.

Në qendër të vëmendjes ajo vendosi Bia Khalifën, për të cilën tha se nuk ka çfarë të tregojë përveç platformës OnlyFans. “Do të ketë shumë zhurmë, por nuk e di sa do të bëhet interesant,” shkroi Xhuli, duke komentuar dinamikat e para të spektaklit.

Për Bian, ajo shtoi se ka pengesa në të shprehur dhe se është pjesë e formatit vetëm për tërhequr vëmendjen e publikut mashkullor. “S’ka çfarë të tregojë nga eksperienca. Çka të tregojë? OnlyFans? Si të duket e mirë dhe të shesë trupin e saj. Nuk mund të debatojë sepse nuk e ka gjuhën,” tha ajo.

Xhuli vlerësoi disa prej banorëve të tjerë, duke e cilësuar Linda Rei si të preferuarën e saj. “Ka kaluar shumë sfida dhe ka çfarë të tregojë,” tha ajo. Po ashtu, përmendi disa nga djemtë si të pashëm, duke veçuar një prej tyre si “shumë të mirë”.

Në fund, ajo shtoi se ndër hyrjet e fundit, i ka pëlqyer shumë edhe Dolce.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *