Xiaomi: Rritja e çmimeve të çipave për shkak të AI do të rrisë çmimet e telefonëve inteligjentë

Xiaomi ka publikuar rezultatet për tremujorin e tretë dhe paralajmëron se rritja e çmimeve globale të çipave të memories do të ndikojë në çmimin e telefonëve inteligjentë.

Sipas kompanisë, memoria po bëhet më e shtrenjtë për shkak të “bumit” të Inteligjencës Artificiale. Prodhuesit e memorieve, si Samsung, po e ulën prioritetin e prodhimit të memorieve për telefonë, pasi tregu i qendrave të të dhënave për AI është aktualisht më fitimprurës.

Presidenti i Xiaomi, Lu Weibing, tha se kjo do të bëjë që telefonët inteligjentë vitin e ardhshëm të jenë më të shtrenjtë se ata të këtij viti. Ai u citua: “Pres që presioni të jetë shumë më i madh vitin e ardhshëm sesa këtë vit.”

Sipas tij, tendenca e rritjes së çmimeve të telefonëve nuk pritet të ndalet apo të ngadalësohet në vitin 2026; nëse parashikimet e Lu-së realizohen, çdo pajisje do të bëhet më e shtrenjtë.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *