Yjet e filmit në Çmimet e Guvernatorëve në Los Angeles

Sydney Sweeney dhe Jennifer Lawrence ishin ndër yjet më të spikatura të edicionit të 16-të të Çmimeve të Guvernatorëve që u mbajtën në Los Angeles. 28-vjeçarja Sweeney mahniti me një fustan të bardhë pa mëngë, me stil sirene, që nxirrte në pah format e saj. Ajo e kompletoi pamjen me flokë biondë platini, kaçurrela të frymëzuara nga Marilyn Monroe, dhe vathë argjendi. Jennifer Lawrence, 35 vjeçe, kishte veshur një fustan krem nga Dior me supe jashtë dhe çarje të guximshme, të cilin e kombinoi me taka të bardha dhe flokë biondë të lira. Ngjarja nderon arritjet e jashtëzakonshme gjatë jetës në kinema dhe kontribute të veçanta në industri. Tom Cruise, Debbie Allen dhe Wynn Thomas u nderuan me çmime, ndërsa Dolly Parton mori Çmimin Humanitar Jean Hersholt, edhe pse nuk ishte e pranishme. Në tapetin e kuq gjithashtu parakaluan Jennifer Lopez, Ariana Grande, Dakota Johnson dhe Elle Fanning, të veshura me fustane dramatike dhe elegante duke i dhënë eventit një atmosferë glamuroze.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *