Zelensky: Asetet e ngrira ruse, të domosdoshme për çdo plan paqeje; Ukraina kërkon garanci për BE dhe NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur përmes një lidhjeje video në samitin e Platformës së Krimesë në Suedi, tha se përdorimi i aseteve të ngrira të Rusisë është thelbësor për çdo propozim paqeje.

Zelensky bëri thirrje që Kievi të vazhdojë të punojë me partnerët për kompromise mbi propozimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim të forcimit, jo të dobësimit të Ukrainës. “Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë dhe një vendim për përdorimin e aseteve të saj të ngrira ishte thelbësor për çdo propozim paqeje,” tha ai.

Kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, theksoi se planet e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO duhet të përfshihen si pjesë e garancive të sigurisë dhe të çdo plani paqeje. “Vijat e kuqe të Ukrainës për bisedimet e paqes përfshijnë mosnjohjen formale të territoreve të pushtuara ukrainase,” shtoi ai, duke nënvizuar gjithashtu se nuk duhet të ketë kufizime për forcat mbrojtëse të vendit dhe as për aleancat e saj të ardhshme.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *