Zhaklina Lekatari rrëfen pyetjen e një çifti italian në festivalin drag për perceptimin e LGBT+ në Shqipëri

Gazetarja Zhaklina Lekatari ishte e ftuar në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, së bashku me Inida Gjata (Zhaku) dhe Arian Konomi, ku diskutuan me moderatoren Arbana Osmani mbi situatën dhe perceptimin e komunitetit LGBT+ në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Lekatari ndau një përvojë personale nga një festival drag queer në të cilin ishte e përfshirë. Ajo tha se në fund të organizimit kishin ardhur shumë të ftuar nga Italia, të cilët kishin parë posterin dhe dëshironin të merrnin pjesë në shfaqjen.

“Jam në fund të organizimit të festivalit dhe kishin ardhur shumë njerëz, të ftuar nga Italia, që thjesht kishin parë posterin dhe donin të merrnin pjesë në një drag show të organizuar në Shqipëri. Dhe unë u njoha me dy italiane që ishin çift dhe me dy djem; pyetja e parë ishte: ‘Si ka mundësi që Shqipëria është një vend kaq homofob, plot me gay?’ Është gjithmonë ajo fasada dhe ajo dëshirë për të thënë gjërat populliste: ‘Unë e dua familjen’, traditat, ‘Unë jam mami’, ‘Unë jam babi'”, deklaroi Lekatari.

Reagimi i saj nxori në pah tensionin mes perceptimeve tradicionale dhe realitetit të diversitetit seksual në vend, duke rikthyer diskutimin mbi rëndësinë e respektimit dhe përfaqësimit të komunitetit LGBT+. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *