Rreth orës 01:00 të mëngjesit është raportuar një zjarr në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë flakët.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana: “Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave vazhdojnë. /Telegrafi/