Zjarrfikësit e Ferizajt dhe të komunave përreth kanë arritur të lokalizojnë zjarri, ndërsa punimet për shuarjen e plotë vazhdojnë me intensitet të lartë, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në operacion po asistojnë edhe disa kompani private, të cilat kanë angazhuar autobetonierë për furnizim me ujë. Njësitë policore po menaxhojnë situatën në vendngjarje dhe po sigurojnë perimetrin përreth zonës së prekur.
Në terren gjenden gjithashtu ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, të cilët po koordinojnë veprimet me institucionet e tjera përgjegjëse.
Hetimet mbi shkaqet e zjarrit zhvillohen nën autorizimin e prokurorit të shtetit. Veseli njoftoi se rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik është liruar plotësisht dhe qarkullimi i automjeteve është rikthyer në normalitet.
Autoritetet njoftojnë se informacione të tjera do të publikohen në raportet vijues.