Zjarri në Pejë: 13 persona trajtohen për probleme të frymëmarrjes

Sot në orët e hershme të mëngjesit një banesë në Pejë u përfshi nga flakët. Ngjarja u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se në emergjencë u pranuan 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, të dyshuara si pasojë e tymit nga zjarri.

Shtatë pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa gjashtë të tjerë në Emergjencë. Pas trajtimit mjekësor të nevojshëm, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën. Pritet që ata të lirohen.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *