Një zyrtar policor u godit nga një veturë mëngjesin e së mërkurës, më 19 nëntor rreth orës 08:35, në fshatin Banjë të Istogut. Ngjarjen e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Policisë, zyrtari ishte në pikë kontrolli kur u godit. Ai pësoi lëndime të konsiderueshme trupore dhe u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal.
Pamjet e publikuara tregojnë se polici i trafikut kishte ndaluar veturën. Ndërsa ajo po përpiqej të ndalej, një kamion i KFOR-it e goditi nga pas. Për pasojë vetura e shtyu policin dhe përplasi edhe një kamion të parkuar. Pas aksidentit, pjesëtarët e KFOR-it dolën nga kamioni dhe iu afruan veturës për të ofruar ndihmë.
Lajmi u bë i ditur përmes Telegrafit.